Në Presidencë është organizuar ditën e sotme ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Pasi u nderua Himni Kombëtar, në kuadër të protokollit tre ministrat e rinj u betuan duke vënë dorën mbi Kushtetutë.
Pirro Vengu është Ministri i ri i Mbrojtjes, Ervin Hoxha, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Petrit Malaj, Ministër i Financave.
Kujtojmë se emërimet u bënë nga kryeministri Edi Rama në kongresin e Partisë Socialiste.