Pas masakrës që ndodhi mbrëme në Orlando Florida, ku mbetën të vdekur 50 persona dhe po aq të plagosur, mjekët kërkojnë ndihmë për dhurues gjaku, sidomos të grupit 0 negativ i cili është mjaftë i rrallë. Jeremy Glatstein (personi në foto) nga Davenport, Florida ka udhëtuar një orë për të shkuar në spitalin ku po trajtohen viktimat e kësaj masakre.