Kryeministri Edi Rama pasi ka përfunduar vizitën në Malin e Zi është nisur në drejtim të Serbisë.
Ai mbërrit në Beograd pak çaste më parë, ku pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Prej ditës së djeshme, Rama ka nisur një tur Ballkanik, ku dje ishte në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Ndërsa ditën e sotme, kryeministri ishte në Bosnje Hercegovinë dhe në Malin e Zi
Pas takimit, Rama dhe presidenti serb do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp./Opinion.al