Fshirja e fotove të përbashkëta nga profilet e njëri-tjetrit aludoi në media se Olsi dhe Fjorentina i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Në fakt kjo rezultoi të ishte e vërtetë pasi edhe vetë protagonistët e kanë konfirmuar këtë lajm. Ishte fillimisht Fjorentina me një postim në Instagram ku i thotë fansave se nuk janë më bashkë.
“Të dashur miq, me keqardhje ju them që unë dhe Olsi nuk jemi më bashkë. Po shkruaj dhe po deklaroj sepse duke qenë se juve keni qenë ata që na keni mbështetur këtë kohë dhe keni pasur besim tek unë dhe tek ai. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar Fjorentina.
Menjëherë ka reaguar edhe Olsi duke thënë se i uron Fjorit gjithë të mirat dhe se gjithmonë do ti qendrojë pranë.