Pas zbulimit të një koke të dekompozuar, ditën e djeshme në fshatin Xarë të Sarandës është gjetur edhe trupi.
Sipas News 24, policia ka shtuar forcat në vendin e ngjarjes. Eksepertë dhe mjeku ligjor po kryejnë veprimet e para.
Koka e dekompozuar u gjet mbrëmjen e së martës (14 nëntor) dhe është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Sipas raportimeve, mbetjet kockore kishin nisur të dekompozoheshin, por sipas ekspertëve, janë konstatuar inde që pritet të ndihmojnë në identifikimin e viktimës.
Kjo është arsyeja që besohet se keto mbetje kockore janë groposur gjatë muajve të fundit.
Ndërkohë pas publikimit të këtij lajmi, në Sarandë kanë mbërritur edhe familjarë të Fatmir Sulovarit, i cili rezulton i zhdukur së bashku me Leonard Thodhori nga Çuka, që prej datës 6 Prill 2023.