Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas kërkesës së Tramp, Gjykata e Lartë vendos të ndalojë censusin e 2020

2020/10/14 at 8:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas kërkesës së Tramp, Gjykata e Lartë vendos të ndalojë censusin e 2020

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të martën ndali procesin e numërimit të banorëve të vendit deri në fund të muajit tetor. Censusi bëhet çdo 10 vjet në Shtetet e Bashkuara.


Administrata e Presidentit Donald Tramp i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të vendit që të pezullonte vendimin e një gjykate rrethi që lejoi vazhdimin e regjistrimit të popullsisë deri në fund të muajit. Administrata e Presidentit Tramp argumentoi se numërimi i banorëve duhej të përfundonte menjëherë në mënyrë që Byroja e Regjistrimit të popullsisë të kishte kohë të mjaftueshme për të bërë llogaritë përfundimtare përpara afatit të fundvitit të miratuar me ligj nga kongresi që përcakton numrin e vendeve në kongres që secili shtet merr.

Një koalicion i qeverive lokale dhe grupeve të të drejtave civile kishte hedhur në gjyq administratën, duke argumentuar se pakicat dhe të tjerët në komunitetet ku regjistrimi i banorëve është i vështirë do të humbasin nëse numërimi përfundonte herët. Ata thanë se orari i regjistrimit u ndërpre për t’i hapur rrugën një urdhër në korrik nga Presidenti Tramp që do të përjashtonte nga regjistrimi njerëzit që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme.

Gjykatësja Sonia Sotomajor e kundërshtoi vendimin.

“Përmbushja e afatit në kurriz të saktësisë së regjistrimit nuk është një kosto që ia vlen të paguhet, veçanërisht kur qeveria nuk ka arritur të shpjegonte pse nuk mund të rriste shpenzimet për më shumë burime për të përmbushur afatin ose për të vazhduar përpjekjet e mëparshme për të kërkuar një zgjatje nga Kongresi”, shkroi Sotomajor.

Muajin e kaluar, Gjykatësja e Qarkut Lusi Koh në San Hose, të Kalifornisë, doli në krah të paditësve dhe lëshoi një urdhër për pezullimin e afatit të 30 shtatorit për përfundimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2020 dhe afatit të 31 dhjetorit për dorëzimin e shifrave që përdoren për të përcaktuar se sa vende në kongres secili shtet merr, një proces i njohur si ndarja e zonave të kongresit. Kjo bëri që afatet të ktheheshin përsëri në një plan të mëparshëm të Byrosë së Regjistrimit, sipas të cilit, operacionet në terren duhej të përfundonin më 31 tetor dhe raportimi i shifrave të ndarjes së zonave në fund të prillit të vitit 2021.

Kur Byroja e Regjistrimit dhe Departamenti i Tregtisë, i cili mbikëqyr agjencinë e statistikave, zgjodhi 5 tetorin si ditë të mbylljes së procesit të numërimit, gjykatësja Koh e rrëzoi edhe atë, duke akuzuar zyrtarët për “luhatje nga një plan i nxituar, i pashpjegueshëm në tjetrin … dhe minimin e besueshmërisë së Byrosë së Regjistrimit dhe Censusit të vitit 2020”.

Një panel i gjykatës së apelit mbështeti urdhrin e gjykatëses Koh që lejonte regjistrimin të vazhdonte deri në tetor por rrëzoi pjesën që pezullonte afatin e 31 dhjetorit për dorëzimin e shifrave të numërimit të popullsisë. Trupi gjykues i tre gjykatësve të apelit tha se vetëm për shkak se afati i fundit i vitit është i pamundur të përmbushet nuk do të thotë që gjykata duhet t’i kërkojë Byrosë së Regjistrimit që të mos jetë në gjendje të mbarojë procesin.

Me planet për census të penguar nga pandemia, Byroja e Regjistrimit në prill kishte propozuar zgjatjen e afatit për përfundimin e numërimit të banorëve nga fundi i korrikut në fund të tetorit dhe shtyrjen e afatit të dorëzimit të shifrave përfundimtare dhe ndarjes së zonave nga 31 dhjetori i këtij viti në prillin e vitit të ardhshëm. Propozimi për të zgjatur afatin e ndarjes së zonave u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, por Senati i kontrolluar nga Republikanët nuk pranoi të shqyrtonte kërkesën. Pastaj, në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, zyrtarët e byrosë shkurtuan orarin e numërimit me një muaj në mënyrë që të mbaronte puna e numërimit në fund të shtatorit.

Mosveprimi i republikanëve përkoi me një urdhër të korrikut nga Presidenti Tramp që udhëzonte Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë për të mos regjistruar njerëzit që janë në vend në mënyrë të paligjshme. Urdhri më vonë u shpall i paligjshëm nga një panel prej tre gjykatësve të rrethit në Nju Jork, por administrata e Presidentit Tramp po apelon vendimin në Gjykatën e Lartë.

Duke iu përmbajtur afatit të 31 dhjetorit, kontrolli mbi ndarjen e zonave të kongresit në bazë të censusit të ri do të mbetej në duart e administrates së Presidentit Tramp pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit./ VOA



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Zgjerimi i Greqisë në det/ Rama: Mos u bëni qesharak dhe të poshtër

Rama publikon shifra: Ulëm borxhin publik dhe rritëm investimet

Koronavirusi, ulet numri i viktimave në Spanjë

Gjermania shënon numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që prej prillit

Maskat me detyrim, rritet kërkesa për blerje në farmacitë e Tiranës

Maskat me detyrim, rritet kërkesa për blerje në farmacitë e Tiranës
















TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com