Pak kohë pas humbjes së djalit të vetëm të familjes, ata janë përballur me diçka jo fort të hijshme. Llogaria në facebook e nënës së Ergit të ndjerë dhe Barbanës është vjedhur nga njerëz dashakeqës. Aty ndodheshin kujtimet e saj me të birin, pëlqimet dhe komentet e shkëmbyera si dhe foto familjare, të cilat tashmë administrohen nga të tjerë njerëz. Barbana e ka dhënë lajmin.
Ja çfarë shkruan:
“Miq te dashur fb i mamasë time Mimoza Shaqiri Dini është vjedhur nga persona sigurisht te papërgjegjshëm!Ju njoftoj se përdoret nga tjetërkush!Fatkeqësisht nuk ka asnjë logjike qe unë te merresha me diçka te tille ne këto dite te zeza qe po kaloj por ja qe ka dhe njerëz qe duan te na vjedhin dhe kujtimet për një teke te tyre”, shkruan Barbara.