Ka kaluar kohë që pasi bashkëshorti i këngëtares Celine Dion humbi jetën nga sëmundja e kancerit. Këngëtarja u dëshpërua shumë nga kjo humbje dhe madje i kushtoi edhe një këngë bashkëshortit të ndjerë, dhe sigurisht askush nuk mund të vërë në dyshim dashurinë e madhe që ka pasur mes tyre.
Por duket se Celin Dion ka hapur sërish zemrën pasi zërat thonë se ajo ka nisur një romancë të re me bashkëpunëtorin e saj, kërcimtarin Pepe Munoz. Ata janë parë shumë të afërt në Paris si edhe kanë dalë në të njëjtën orë nga i njëjti hotel. Deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar, por nuk do ishte aspak keq që kënëtarja të rigjente dashurinë.