Gjiganti i teknologjisë Apple është duke u akuzuar edhe për një shkelje të patentimit, këtë herë në teknologjinë e prekjes 3D.
Një javë më parë Apple ishte dënuar me gjobë prej 559 milionë euro për shkeljen e patentimit për katër programe të kompanisë VirnetX.
GSMArena raporton se kompania Immersion ka paditur Apple për shkeljen e patentimit të tri pjesëve teknologjike të kësaj kompanie.
Immersion pretendon se Apple ka bërë shkelje në të ashtuquajturin “Sistemi Haptic, reagime me efekte të ruajtura”.
Aktualisht Immersion po ndjek hapa ligjorë ndaj Apple, nga e cila kërkon dëmshpërblim, por përveç kësaj ka ngritur edhe një ankesë në Komisionin Ndërkombëtar të Tregtisë (ITC), duke kërkuar ndalimin e shitjes së iPhone 6S dhe 6S Plus brenda SHBA-së./Express