Pas festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë nisur të largohen nga Shqipëria, për t’iu kthyer jetës së tyre jashtë vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 2727 shtetas dhe kanë dalë 6321. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 3361 shtetas dhe kanë dalë 2941, raporton News24.
Fluksi më i lartë është shënuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në dalje.