Pas emisionit “Opinion” shkarkohet drejtoresha e Jetimores Durrës, Heroina Duka. Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Opinion”, ministri Klosi tha se i ka kërkuar Bashkisë Durrës shkarkimin e saj. Sot mësohet se bashkia ka reaguar duke shkarkuar drejtoreshën e jetimores ku ndodhi akti i rëndë i dhunës ndaj një fëmije 3 vjeçar. Nën akuzë për dhunen është kujdestarja, Dafina Fama. Rasti i rëndë i rrahjes barbare të një fëmije të mitur në Jetimore u denoncua javën e kaluar në emisionin “Stop” në TV Klan.