Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, përmes një postimi në “Twitter” ka bërë me dije se është gay.
“Shpresoj që të më respektoni:Jam gay. #të dielë të lumtur”, shkroi Casillas në Twitter.
Menjëherë pas postimit të Casillas në Twitter, ish-rivali dhe bashkëlojtari i kombëtares së Spanjës, Carles Puyol komentoi në mbështetje të portierit.
“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, shkruan ish-kapiteni i Barcelonës, duke e shoqëruar komentin me emoji me zemër dhe puthje.
Kjo deklaratë e ish-portierit të Real Madrit vjen, një vit pasi u nda nga gruaja e tij Sara Carbonero./Opinion.al
https://twitter.com/Carles5puyol/status/1579084451740782593?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1579084451740782593%7Ctwgr%5Eb445ab4dd6615afeb5f1c40a42dfa4ebab11185e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2Farticle-11296561%2FReal-Madrid-legend-Iker-Casillas-appears-announce-coming-gay-tweet.html