Pas reshjeve të dëborës, mjegulla ka “pushtuar” juglindjen e vendit. Sipas raportimeve është bërë pothuajse e pamundur lëvizja normale e automjeteve në aksin nacional Korçë – Maliq.
Drejtuesit e mjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet ndërkohë që temperaturat momentalisht shënojnë – 3 grade celsius.
Policia rrugore apelon për kujdes të shtuar ndërkohë që mjegull ka e ne akset e tjera rrugore si Korçë – Pogradec, apo Korçë – Kapshticë.