Dasma e Besit dhe Xhensilës bëri bujë të madhe mediatike. Të gjithë folën për organizimin madhështor, shpenzimet marramëdëse, apo edhe për surprizat e dasmës së tyre.
Kur të gjithë prisnin që çifti të nisej për “muaj mjalti”, ashtu siç e do tradita ata na treguan të kundërtën.
Jo vetëm që nuk ka pushime për ta, por dyshja ka filluar menjëherë punën.
Pas dasme, Xhensila ka filluar punën duke u nisur drejt Zvicrës për një koncert.
Nga ana tjetër bashkëshorti i saj Besi, ka filluar me përgatitjet e kripit për këngën që i kushtoi në dasëm Xhensilës “Skifterja e zemrës”.