Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka deklaruar pas seancës së tensionuar parlamentare, ku u votuan vetëm dekretet e Presidentit, se edhe ajo është duke menduar ta lë mandatin e saj si deputete.
“Unë po ju them që sa herë takohem me njerëzit, tronditem nga mjerimi dhe papunësia me të cilën përballen. Jemi në një udhëkryq si vend, madje edhe një udhëkryq i rrezikshëm që opozita duhet të marrë masa. Mendoj që ta lë mandatin, por nga ana tjetër them pse duhet t’ja lë këtë gjë krimit.
Këtë gjë nuk e them për politikë, pasi kam një jetë që merrem me këtë punë, por me të vërtetë që situata në vend është shumë kritike”, ka përfunduar prononcimin e saj jashtë Parlamentit, Jozefina Topalli.