Kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës, pas daljes së Berishës.
I pyetur nga gazetarët gjatë rrugës për në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Meta është shprehur se protesta lidhet me çështjet më ekzistenciale të pluralizmit dhe të drejtat e qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Edi Ramës
“Protesta lidhet me çështjet me ekzistenciale të pluralizmit të drejtave të qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk kam asnjë thirrje, vetëm qytetarët të ndërgjegjësohen sepse në këtë mënyrë kjo qeveri bandë po tregon se do të shkallmojë sigurinë juridike të çdo qytetari duke goditur Kushtetutën”, tha ai.