Pas arrestimit të ish-drejtorit të komanduar të burgut të Reçit, Ervis Zikës, brenda disa orësh është emëruar drejtori i ri.
Mësohet se ky institucion i vuajtjes së dënimit do të drejtohet nga Seit Vuçaj.
Zika u arrestua mbrëmjen e djeshme, i akuzuar se ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut.
Po ashtu ai akuzohet edhe se ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive.