Për herë të parë, prej viteve 50’ Suedia nisi të hënën, kontrollet për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Danimarka, në përpjekje për të reduktuar numrin emigrantëve. Nga ana tjetër kjo masë shihet edhe si një sfidë për Shengenin. Rreth 20 mijë persona kalojnë cdo ditë urën e Oresundit që lidh qytetet suedezë Malmo dhe Lund me Kopenhagenin, kryeqytetin e Danimarkës.