Në Shkodër, janë vendosur semaforët e parë dhe këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.
Në një video të publikuar në rrjetin social “Faceook”, kryeministri shkruan se mungesa e semaforëve gjatë gjithë periudhës që qyteti ka qenë qeverisur nga PD, është shembull se PS është e vetmja forcë progresi.
“A e dini se Shkodra s’kishte asnjë semafor, as edhe një, qoftë edhe një shtyllë semafori të ngulur si tentativë, në 30 vjet liri-demokraci? Tani jo për të ngacmuar të vdekurit e pakallur, as për të thënë largqoftë se çoç po ndodh, po fakti që më në fund edhe Shkodra do të ketë semaforë, është mbase shembulli më ulëritës mes mijëra shembujve të cilët tregojnë pse e vetmja forcë civilizimi, progresi, modernizimi në Shqipëri, është Partia Socialiste”– shkruan kryeministri.