Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partneri më i mirë sipas horoskopit është…

2016/05/06 at 2:00 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Partneri më i mirë sipas horoskopit është…

Nëse tashmë keni gjetur shpirtin binjak verifikoni, mbase edhe sa për t’u argëtuar, a pajtohet Zodiaku me zgjedhjen tuaj.


Dashi dhe Ujori
Kur një Dash dhe një Ujor bëhen bashkë, shpërthen aventura! Edhe veçmas, ata njihen si 2 shenja shumë aventuriere, por bashkë krijojnë një marrëdhënie plot intensitet dhe emocione të papara! Ata janë gjithmonë të gatshëm për të bërë diçka, për të shkuar diku, për të ndërmarrë një iniciativë, dhe përpiqen që edhe tjetri t’ia kalojë sa më mirë në këtë aventurë të re. Çdo kënaqësi duan ta ndajnë me dikë tjetër.

 Demi dhe Gaforrja
Demi dhe Gaforrja kanë një mirëkuptim të pabesueshëm, në çdo gjë të tyren. Punojnë dhe jetojnë shumë mirë bashkë, dhe kanë prirjen për të ruajtur lidhjen emocionale dhe fizike. Ky mirëkuptim është arsyeja përse krijojnë një marrëdhënie shumë shpirtërore, dhe sa më shumë të kalojë koha, aq më e fortë bëhet ajo!

Binjakët dhe Ujori
Ky është një çift krejt ndryshe prej të tjerëve. E kuptojnë njëri-tjetrin më tej sesa thjesht në nivelin emocional apo mendor. Në një marrëdhënie dashurie bashkë, një Binjak dhe një Ujor ndihen sikur muajt janë vite, e ndonëse koha që kalojnë bashkë është e papërsëritshme dhe e paharrueshme, ata dinë t’i lënë njëri-tjetrit hapësirën që i duhet.

Gaforrja dhe Peshqit
Këto dy shenja uji kanë të dyja instinktin e një lidhjeje shpirtërore me kozmosin. Ndaj edhe mënyrën e të përballuarit të situatave e kanë shumë të ngjashme. Të dyja këto shenja hyjnë menjëherë në thellësi të partnerit, ndaj edhe lidhja e tyre sa vjen e bëhet më e fortë. Bashkë, bëhen një çift shumë i këndshëm edhe për të tjerët, që duan të jenë pranë një çifti Gaforre-Peshqit. Peshqit janë ata që dinë të forcojnë lidhjen, ndërsa Gaforrja ajo që ushqen marrëdhënien dhe përkushtimin.

Luani dhe Shigjetari
Luani dhe Shigjetari bashkë kanë një marrëdhënie shumë pasionante, duke e shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë deri në maksimum. Janë të guximshëm kundrejt njëri-tjetrit dhe nxitës deri në fund. Ata madje janë shumë të aftë të motivojnë njëri-tjetrin mendërisht, duke ofruar mbështetje për të arritur qëllimet dhe ëndrrat. Janë të dyja shenja zjarri, të pavarura, plot vetëbesim, dhe për këtë mund të jenë ndihmës të shkëlqyer edhe për të tjerët. Mendjet dhe energjia e tyre zhvillohen paralelisht.

Virgjëresha dhe Demi
Këto dy shenja mund të kenë fare thjesht dashuri me shikim të parë. Janë të dyja shenja toke dhe shkrihen më së miri me njëri-tjetrin. E shijojnë çdo ditë të jetës, ndaj marrëdhënia e tyre shënjohet nga paqja. Janë të ndershëm, të sinqertë, të afërt e të kujdesur me njerëzit, aq më tepër kur lidhja që kanë me dikë është serioze. Janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, sepse ndihen shumë të ngjashëm në të gjitha aspektet.

Peshorja dhe Binjakët
Kjo është një lidhje mes 2 shenjave të ajrit, ndaj karakterizohet nga një marrëdhënie intelektuale. Ata nuk përdorin vetëm trupin për të komunikuar, por sinkronizojnë edhe mendjet duke i çuar kështu emocionet dhe dashurinë në një nivel krejt tjetër. Janë shenja që shquhen për inteligjencë të lartë , duke e bërë mendjen e tyre pabesueshmërisht seksi! Këto shenja kuptohen shumë mirë, vlerësohen ndërsjelltas dhe shkëmbejnë njohuri, por edhe një miqësi shumë të mirë.

Akrepi dhe Gaforrja
Një marrëdhënie intensive mund të jetë fatale, por jo kur bashkohen Akrepi dhe Gaforrja. Janë 2 shenja uji dhe si të tilla, janë plot me ndjeshmëri, emocion, ndaj kanë një përputhshmëri të pabesueshme. Pasioni buron nga shpirti i tyre duke ushqyer njëri-tjetrin, siç vetëm shenjat e ujit dinë. Përkushtimi, dhe parimet e përbashkëta krijojnë mes tyre një sistem të fuqishëm mbështetjeje të ndërsjellët.

Shigjetari dhe Dashi
Janë lindur prej zjarrit, ndaj pasioni mes Dashit dhe Shigjetarit është vullkanik. Energjia e ndërsjellët bën që të krijohet mes tyre një lidhje e pandashme. Janë të shfrenuar, dhe plot entuziazëm, nga ata njerëz që çdokush kërkon t’i ketë pranë. Së bashku, mund të përballojnë çdo sfidë.

Bricjapi dhe Demi
Ky është çifti me kiminë më të shkëlqyer, sipas astrologëve. Dashuria mes tyre është si nëpër filma: e përjetshme dhe e përkryer. Të dyja këto shenja e duan dashurinë ‘derisa vdekja të na ndajë’. Lidhja shpirtërore mes tyre është e hatashme; shkëmbejnë respekt, vlerësim, dashuri: përkufizimi i ‘shpirtrave binjakë’. Adhurimi që kanë për njëri-tjetrin ngjan tepër i bukur për të qenë i vërtetë, por aq i bukur sa të gjithë do të donin ta përjetonin.

Ujori dhe Binjakët
Ky çift ka një lidhje të paparë psikologjike, e cila bëhet përherë e më e thellë. Duket sikur e dinë gjithmonë se çfarë do të thotë tjetri, çka është gjëja më e bukur e marrëdhënies së tyre. Është një marrëdhënie aq mistike, sa rrallëkush mund ta kuptojë. E dinë se çfarë bën e çfarë nuk bën për tjetrin, dhe kujdesen që marrëdhënia e tyre të mos kriset.

Peshqit dhe Akrepi
Një çift intuitiv! Kanë një mënyrë të menduari që bën të duket sikur secili ka jetën e vet, edhe pse mund të jetojnë bashkë. E megjithatë, e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin shpirtërisht e mendërisht. E dinë se çfarë e nxit tjetrin të ndihet i dashuruar. Njohin çdo pjesë, edhe më të imtën të partnerit, si edhe karakterizohen nga një respekt dhe njëherësh, një pasion që e bën romancën të mrekullueshme./Telegrafi



Ju sugjerojmë

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Para
Zbardhet padia penale e deputetëve të PS ndaj Berishës

Berisha zëvendëson mungesat, mbi 1 orë në foltore. Ja gjithë batutat

‘Ndahet’ grupi i Emiljano Shullazit, dërgohen në 3 burgje të ndryshme

Shullazi sërish në gjykatë. A do ta lirojë Apeli?

Daily Mail: Në Shqipëri bëjnë para me bunkerët e Enverit

Daily Mail: Në Shqipëri bëjnë para me bunkerët e Enverit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?

A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
5 Dhjetor, 2025

Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të...

Lexo më shumë

SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
5 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane kreu një sulm të enjten ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor, duke vrarë katër persona në...

Lexo më shumë

Putin sfidon Trump, premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
5 Dhjetor, 2025

Moska është  gatshme t’i sigurojë Indisë, furnizime të pandërprera me naftë. Mesazhi i shefit i Kremlinit, Vladimir Putin në vizitën...

Lexo më shumë

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin

Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftë në Evropë, presim urdhrin e Putin
5 Dhjetor, 2025

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me gatishmërinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com