Zoran Zekić nuk do të jetë më trajneri i Partizanit për pjesën e mbetur të sezonit të Kategorisë Superiore. Është vetë klubi i kuq ai që njofton transferimin e kroatit tek Osijek, për shkak të arsyeve familjare.
“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falënderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Momentalisht, drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj, mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.