Në “Selman Stermasi”, Partizanit dhe Lushnja luajtën ndeshjen e fundit të javës së katërt të Kategorisë Superiore. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në të dytën pritej me padurim goli nga tifozët e kuq. Por edhe në 45 minutat e dyta, me gjithë përpjekjet e shumta të vendësve, rezultati nuk ndryshon. Përfundimisht 0-0, me Partizanin që zhgënjen sërish, duke mos gjetur për të katërtën ndeshje rrugën e rrjetës. Lushnja merr një pikë të çmuar në kryeqytet, duke lënë të fundit ekipin e Mark Julianos.