Zoran Zekiç është trajneri i ri i Partizanit. Klubi i kuq zyrtarizoi emërimin e kroatit në krye të stolit, ku zëvendëson italianin Colella.
49-vjeçari firmosi kontratën që e lidh me kampionët e Shqipërisë për sezonin në vazhdim. Më pas, ai u fotografua me Presidentin Demi dhe drejtorin e ri sportiv, Arbër Abilaliaj.
Në sezonin e fundit, Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa gjatë karrierës si trajner ka punuar në krye të Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir.
Pas emërimit të teknikut të ri, Partizani nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik dhe mbi të gjitha për pjesëmarrjen në Champions.