Partizani është mundur edhe nga Laçi, duke e parë Tiranën e vendit të parë edhe më larg.
Të kuqtë humbën 2-1 ndaj bardhezinjve, duke e zgjatur në 5 serinë e ndeshjeve pa fitore në kampionat, duke u shkëputur 6 pikë larg kreut të klasifikimit.
Partizani kaloi i pari në avantazh me anë të Da Silvës, në minutën e 28, por Turkaj barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë (48).
Golin e fitores për miqtë e shënoi Shkurtaj, në minutën e 66.
Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e tretë të renditjes, me 29 pikë, dy më pak sesa Partizani.