Partizani ka fituar për herë të tretë në historinë e tij Superkupën e Shqipërisë duke mundur me rezultatin 1-0 Egnatian në një ndeshje e cila në fakt kishte një rrjedhë të papritur për mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet.
Skuadra e Egnatias ishe ajo që diktoi ritmin gjatë të gjithë ndeshjes, duke kërkuar golin vazhdimisht. Por ishin të kuqtë ata që tundën rrjetën në pjesën e parë, pas një gabimi të portierit Sherri, i cili i dhuroi Rrapajt mundësinë e arrë për të shënuar.
Rrogozhinasit u futën me vrull edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, duke tentuar të gjenin rrjetën dhe kishin mundësinë e artë kur u dha një penallti në favor të tyre, Por Fernando gaboi nga pika e bardhë, duke tentuar një “Panenka” e cila u kuptua nga Qirko.