Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parti lis apo kallam?

2016/04/04 at 2:48 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

Nga EDMOND TUPJA
Kallamin Fjalori i Gjuhës Shqipe (Tiranë, 2006) e përkufizon si “bimë shumëvjeçare të vendeve të lagështa, me kërcell të drejtë e të nyjëzuar dhe me palcë ose bosh përbrenda…”. Nga ana e tij, frëngu La Fonten, në fabulën me titull “Lisi dhe Kallami”, të shqipëruar bukur nga Vedat Kokona, ia lë në dorë e sidomos në mendje lexuesit të zgjuar të japë një tjetër përkufizim të kallamit.


Me të drejtë lexuesi im i rregullt, por edhe ai i çrregullt, i kësaj rubrike rregullisht të përjavshme, mund të dëshirojë të dijë, qoftë edhe shkurtimisht, për çfarë bëhet fjalë në këtë fabul. Meqenëse sot lexohet përherë e më pak, ngaqë imazhi po (ndër)hyn përherë e më shumë në jetën tonë kulturore, po nxitoj ta përmbledh me një minimum fjalësh përmbajtjen e fabulës në fjalë, sidomos për ato dhe ata që nuk e kanë lexuar atë as në frëngjishte, as në shqipe.

Lisi madhështor, sipas La Fontenit dhe Vedat Kokonës, në gjuhën shqipe, i qan hallin një kallami të brishtë sepse është në mëshirën e erës më të lehtë, që e lëkund dhe e përplas sa andej, këndej, kurse ai vetë, lisi, pra, nuk pyet fare as për stuhinë më të fortë dhe nuk lëviz nga vendi. Pastaj, lisi e qorton kallamin që s’ka mbirë poshtë degëve të tij ku do të ishte më i mbrojtur nga erërat e forta, por kallami i përgjigjet se ai përkulet, por nuk thyhet. Befas, shpërthen stuhia dhe vërtet kallami përkulet deri në tokë, por nuk thyhet, kurse, në një moment të caktuar, stuhia e papërmbajtshme e shkul lisin me gjithë rrënjë.

Sikur La Fonteni ta kishte vendosur kallamin jo përballë një lisi të vetëm, por midis dy lisash, ai do të kishte qenë çuditërisht profet i disa zhvillimeve politike që po përjeton sot Shqipëria jonë tmerrësisht demokratike. Që lexuesi im i nderuar e vigjilent të mos mendojë se unë po lajthis triumfalisht, po i parashtroj pa më të voglën vonesë analizën time krejt modeste: Aktualisht, dy janë lisat e politikës shqiptare, PS­ja dhe PD­ja, kurse LSI­ja, krahasimisht, i ngjan çuditërisht kallamit të përkulshëm, sepse, gjatë stuhive të fundit zgjedhore në vendin tonë, ajo, pra LSI­ja, për ta parë veten në pushtet, u përkul, pa u thyer,
djathtas dhe bëri koalicion me PD­në, pastaj, për të qëndruar sërish në pushtet, u përkul, pa u thyer, majtas dhe bëri koalicion me PS­në, sepse lisi, sipas La Fontenit, i propozon përherë mbrojtje kallamit; mirëpo LSI­ja është një kallam me ambicie të veçanta: ajo kërkon të jetë vazhdimisht në pushtet, pra, të shndërrohet në lis, aq më tepër që fjala LSI ka të njëjtat shkronja si fjala LIS, nga buron, krejt natyrshëm ekuacioni LSI = LIS, sepse, ta pret mendja, fjala “kallam” nuk mund t’i shkojë kurrsesi për shtat fjalës LSI.

Nuk mund t’i shkojë, sepse, ndryshe nga kallami që, siç e përkufizon fjalori i përmendur në krye të këtij shkrimi, mund të jetë edhe bosh përbrenda, LSI­a është gjithmonë plot palcë mençurie, fund e krye, kokë e këmbë, ndryshe nuk do të kishte arritur deri në majën e lavdishme të fikut po aq të lavdishëm të pushtetit ekzekutiv dhe sidomos si qershiza mbi tortën e pushtetit legjislativ me praninë lavdiplotë të zotit Meta në fronin madhështor të Kryetarit Hijerëndë të Kuvendit të Shqipërisë sonë tmerrësisht demokratike.

Ndihet tashmë në ajër që Udhëheqja e Ndritur e LSI­së jo vetëm ëndërron, por edhe vepron që kjo parti të bëhet përfundimisht LIS, pra të mos jetë më parti­kallam, të mos përkulet më sa djathtas, majtas, të mos lëkundet më si lavjerrës në sahatin e murit të politikës shqiptare, por të kthehet në një parti po aq të fuqishme sa PS­ja dhe PD­ja, me qëllim që të jetë përherë, përgjithmonë, vazhdimisht, pa reshtur, pa ndërprerje e pa pushim në pushtet.

Nga ana tjetër, meqenëse proverbi i mirënjohur shqiptar shpall botërisht se “Nuk mund të këndojnë dy këndezë mes pulave të të njëjtin qymez”, logjika më e përllogaritur e LSI­së lë të mendohet se një ditë të bukur, ajo mund të kërkojë të shkëputet nga prangat e koalicioneve që e kanë detyruar dhe e detyrojnë ta ndajë pushtetin me të tjera parti, qofshin këto të majta apo të djathta, pra, së shpejti ajo mund të pretendojë të qeverisë e vetme, si parti më vete.

Në ndodhtë kështu, i bie që njëra nga dy partitë ende të mëdha tani për tani, PS­ja ose PD­ja, të privohet nga statusi i partisë­lis dhe të shndërrohet në parti­kallam, çka do të përbënte një avantazh për LSI­në, aq më tepër që nuk mendohet, të paktën për një dhjetëvjeçar, që këto dy parti, d.m.th. PS­ja dhe PD­ja, të mund të bashkohen në një koalicion të qëndrueshëm kundër LSI­së kur kjo të shpalosë haptas vullnetin dhe dëshirën e saj për të qeverisur e vetme në Republikën e Shqipërisë sonë tmerrësisht demokratike.

/Marrë nga gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
3 pjesët e gishtit të vogël tregojnë karakterin tuaj

3 pjesët e gishtit të vogël tregojnë karakterin tuaj

Noizy ka disa kushte për fansat

Noizy ka disa kushte për fansat

AUDIO-PERGJIMI/ Drejtoresha e Fondit: Më shumë para për tanët (PDIU)

AUDIO-PERGJIMI/ Drejtoresha e Fondit: Më shumë para për tanët (PDIU)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com