PRISHTINE- Dy herë pasi opozita hodhi gaz lotsjellës dhe shpërndau seancën, mazhoranca është mbledhur sërish në sallën rezervë për ta vazhduar diskutimin e 18 pikave të mbetura të rendit të ditës.
Seanca po vazhdon pas 30 minutash pauzë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetja e Vetëvendosjes Besa Baftiu.
Në këtë seancë do të diskutohen edhe 18 pika të mbetura të rendit të ditës.