Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti i BE voton për fundin e motorëve me djegie të brendshme

2022/06/09 at 9:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Parlamenti i BE voton për fundin e motorëve me djegie të brendshme

Parlamenti Evropian dëshiron që pas 13 vjetësh në Evropë të mos regjistrohet më asnjë makinë e re me benzinë ​​a naftë. Por përpara se një rregullore e tillë të hyjë në fuqi, nevojiten negociata me shtetet e BE-së.

Në luftë për një mbrojtje më të madhe të klimës Parlamenti i BE-së dëshiron të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme duke filluar nga viti 2035. Parlamentarët votuan me një shumicë të qartë pro një propozimi përkatës të Komisionit të BE-së. Sipas këtij propozimi duke nisur nga mesi i dekadës së ardhshme, prodhuesit pritet të lejohen të hedhin në treg vetëm makina dhe furgonë që nuk lëshojnë gazra që shkaktojnë efektin serrë dhe që janë të dëmshëm për klimën.

Para se një rregullore e tillë të hyjë në fuqi, Parlamentit i duhet të negociojë me shtetet e BE-së. Ende nuk është ende e sigurt, nëse vendet anëtare të BE-së do të bien dakord, por kjo konsiderohet si e mundshme. Deri në fund të muajit vendet anëtare duan të përcaktojnë qëndrimin e tyre për ndalimin e shitjes së makinave me benzinë ​​dhe naftë dhe pastaj dy institucioneve të BE-së do t’u duhet të gjejnë një kompromis në mënyrë që rregullorja të hyjë në fuqi.

Gjermania dhe koncernet e mëdha të automobilëve janë gati

Gjermania ka deklaruar prej disa kohësh se duke filluar nga viti 2035 do të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme. Këtë e bëri të qartë në mars në Bruksel edhe ministrja Federale e Mjedisit, Steffi Lemke, e cila theksoi në emër të qeverisë federale, se Gjermania mbështet ndalimin e përdorimit të motorëve me djegie të brendshme në Evropë duke filluar nga viti 2035.

Edhe një numër prodhuesish të mëdhenj automobilësh, si Mercedes, Ford dhe Volvo, e kanë mbështetur publikisht ndalimin e shitjes së makinave me djegie të brendshme duke nisur nga viti 2035. Kurse prodhues të tjerë si Volkswagen kanë njoftuar se nga ky vit nuk do të ofrojnë më në tregun evropian motorë me djegie të brendshme. Eurodeputeti gjerman i të Gjelbërve, Michael Bloss tha pas votimit, se ne vendosëm pro të ardhmes së Evropës, sepse në të ardhmen makinat elektrike më të mira dhe bateritë më moderne do të prodhohen në Evropë.

Kurse eurodeputeti demokristian, Jens Gieseke, e kritikoi vendimin duke thënë se: “Për fat të keq të Gjelbrit, Liberalët dhe Social-Demokratët preferojnë t’i vendosin të gjitha në kartën e elektro-mobilitetit”. Ai u shpreh se ka frikë për aftësinë konkurruese të Evropës si dhe për sigurinë e shumë vendeve pune, por pranoi se ndalimi i motorëve me djegie të brendshme në vitin 2035 duket se nuk do të mund të pengohet më./ DW

Ju sugjerojmë

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
Bota

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

3 Shkurt, 2026 9:16 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
Kronikë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

3 Shkurt, 2026 8:15 pm
Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Bota

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

3 Shkurt, 2026 7:56 pm
SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse
Bota

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

3 Shkurt, 2026 6:56 pm
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

3 Shkurt, 2026 5:22 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Para
Sherri në Ksamil/Pjestarë të një familjeje, 3 persona janë transportuar në Tiranë

Pistoletë në çantë, policia arreston 40-vjeçarin në Tiranë

U qëlluan 17 plumba drejt tij, Marklen Haka: Autorët ishin në një makinë pas meje

U qëlluan 17 plumba drejt tij, Marklen Haka: Autorët ishin në një makinë pas meje

Iu vu tritol në biznes, Noizy: Isha në gjumë. Kam konflikte vetëm me…

Iu vu tritol në biznes, Noizy: Isha në gjumë. Kam konflikte vetëm me…

TE FUNDIT

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
3 Shkurt, 2026

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth...

Lexo më shumë

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein

Pas identifikimit të viktimave, hiqen mijëra dokumente të Epstein
3 Shkurt, 2026

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka hequr mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein nga faqja e tij e internetit,...

Lexo më shumë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
3 Shkurt, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me strukturat e PD në Fier, deklaroi se PD...

Lexo më shumë

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro

Hoxha në GJKKO, tregon detajet e vrasjeve për të cilat paguheshin 70-100 mijë euro
3 Shkurt, 2026

I akuzuar i SPAK si vrasës me pagesë, Henrik Hoxha, të cilit ju hoq statusi i të penduarit gjatë hetimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com