Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parkut të Liqenit i shtohen 79 pemë të reja, Veliaj: Deri në fund të sezonit synojmë të mbjellim 100 mijë fidanë

2024/02/17 at 2:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Parkut të Liqenit i shtohen 79 pemë të reja, Veliaj: Deri në fund të sezonit synojmë të mbjellim 100 mijë fidanë

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen edhe 79 pemë të reja. Shoqata e basketbollit për fëmijë “KaraiBasket”, klubit sportiv “Albanët” dhe përfaqësues të Intesa Sanpaolo Bank Albania, iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Erion Veliaj për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë punës në këto 8 vite, jo vetëm janë çliruar hapësirat e zëna, por janë shtuar edhe sipërfaqet e mbjella.

“Ne na bashkon dashuria për qytetin. Pavarësisht punëve që bëjmë, na bashkon parku, na bashkojnë rrugët, na bashkon qyteti, dëshira për oksigjen dhe gjelbërim. Edhe vetë e kisha harruar sa punë është bërë dhe sa mijëra pemë janë mbjellë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit. E kemi dyfishuar parkun, kemi liruar të gjitha hapësirat e zëna. Është shumë e lehtë ta marrësh për të mirëqenë hijen që bën sot një pemë, por duhet të kujtosh se dikush i mbolli ato para 7-8 vitesh. Pemët që mbjellim sot, ndoshta nuk do të bëjnë hije për ne, por për brezin tjetër që do të vijë, për çuna e goca të rinj që do të transferohen në këtë qytet, për gjeneratën e ardhshme”, deklaroi ai.

Veliaj u shpreh se synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve të reja deri në fund të sezonit.

“Unë ndihem i bekuar që në këtë qytet ka kaq shumë solidaritet dhe pavarësisht punës që bën, secili mendon të lërë një shenjë, të hedhë rrënjë në qytet. Ne duam që deri në fund të kësaj stine të kapim targetin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella. Kemi kohë deri në prill për këtë”, tha ai.

Kur ftoi qytetarët dhe bizneset t’i bashkohen kësaj nisme, Veliaj theksoi se ky solidaritet jep shpresë për qytetin.

“E di që është shumë kollaj të jesh cinik, të rrish në internet apo të bësh analistin nga divani. Por, është shumë më e vështirë të marrësh lopatën dhe të mbjellësh pemë. Për të gjithë ata që thonë sa bukur ka dalë parku, duhet të dinë se parku nuk bëhet në një ditë. Parku është kontribut i qindra njerëzve, që kanë mbjellë mijëra pemë. Çdo ditë nga pak, për të arritur këtë progres. Fakti se po vjen në racë shumë më e përgjegjshme, me djem dhe vajza të vegjël që janë të mirë me mësime, të mirë me sport, por nga ana tjetër edhe qytetarë të mirë, më jep shumë shpresë për qytetin”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i bankës Intesa San Paolo, Alessandro D’Oria, tha se ky investim është një gjurmë domethënëse për të ardhmen e brezave të rinj.

“I vlerësojmë shumë çështjet e mjedisit dhe gjithçka që përfshin një angazhim të qëndrueshëm në aspektin e vlerave mjedisore. Sigurisht, jo vetëm mbjellja e pemëve në këtë park të mrekullueshëm, por edhe fakti se shihet si një perspektivë drejt së ardhmes për të rinjtë shqiptarë, është pa dyshim diçka që na mbush me krenari. Nuk është thjesht një investim në aspektin tradicional, por ka të bëjë me faktin se lëmë një gjurmë domethënëse në mjedis, për të ardhmen e të rinjve”, deklaroi ai.

Afrimi i qytetarëve dhe subjekteve me nismën “Dhuro pemë për Tiranën” është një mundësi e mirë për të arritur qëllimin për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra të Tiranës.

Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Tekstet kthehen në video, OpenAI “trondit” rrjetin me modelin e ri ‘Sora’

Tekstet kthehen në video, OpenAI “trondit” rrjetin me modelin e ri ‘Sora’

Hapin profile false dhe kërkojnë para në emër të tij, Blendi Fevziu: Është mesazhi i tretë që marr…

Hapin profile false dhe kërkojnë para në emër të tij, Blendi Fevziu: Është mesazhi i tretë që marr...

Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takime me zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve të tjera

Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takime me zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve të tjera

TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com