Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parku i Tiranës, natyror, artificial, apo urban

2016/02/27 at 4:15 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Opinion/Sazan Guri: Shqiptarët shikojnë pamjen e pallatit, por nuk pyesin sa i qëndrueshëm është

Nga Sazan Guri


Botuar në gazetën Panorama

Me të vërtetë ky Park ësh të ndërtuar në mënyrë artificiale nga dora e njeriut, si ndër veprat e para publike pas lufte që u ngjiz fillimisht aty nga viti 1946 dhe mori jetë aty nga viti 1956, ku qytetarët e Tiranës nën kujdesin e studios franceze e konceptuan këtë park, sipas nocionit natyror. Po pse do të thoni ju, të dashur qytetarë sot. Sepse, ai që e mbolli, e mendoi dhe ta kishte natyrën pranë, ta prekte dhe ta shijonte atë. Ndaj dhe studioja “Gardinoux” franceze e solli afër nga pikëpamja natyrore, ku ai ta ndjente natyrën, dhe larg nga pikëpamja urbane ku ai të mos e përdorte si të tillë.

Ndryshe nga parqet kombëtare pyjore që ne jemi mësuar, autori francez dhe intuita qytetare tiranase nuk sollën risinë e gjelbërimit urban apo atë të pyjeve sipas rreshtave, kolona apo tip blloqe, çka bën dallimin e parë të rëndësishëm të një parku natyror dhe një parku urban ose parku drunor pyjor. Pra, ky park u sistemua nga kompania xhardinaxhio franceze si njësh me natyrën dhe si i tillë futet në parqet e arkitekturës peizazhiste. Ndaj, Parku i Tiranës duhet të ruajë këtë arkitekturë, me të njëjtat ngjyra, me po ato lartësi të pemëve, me po atë raport të përcaktuar të gjethrënies me gjethmbajten. Ky është dallimi i dytë midis parkut natyror dhe atij urban, ose thjesht pyjor.

Dallimi i tretë me parqet urbane është se shpërndarjet e drurëve në parqet natyrore janë të konceptuara sipas një modeli spontan, jo me rregullsi, sikundër në parqet pyjore, por jo si në parqet urbane.

Dallimi i katërt është se largësia, distanca dhe lartësia janë jo sipas standardeve dhe rregullave njerëzore, por atyre natyrore, ku mbizotëron lëvizshmëria apo lëvizja e lirë. Kësisoj edhe mbjellja nuk i duhet lënë spontanitetit të njerëzve, që kanë veçse dëshirën e mirë për ruajtjen e gjelbërimit, dhe që shpesh mbjellin bimë të papërshtatshme si pishë të zezë, akacie, vend e pa vend dhe në formë rregulli apo blloqesh.

Dallimi i pestë është se parku natyror nuk pranon shumëllojshmëri mikroparqesh apo lloje të ndryshme drurësh dhe speciesh, sepse është konceptuar si park “relax” apo çlodhës dhe llojet e drurëve dhe pemëve janë tashmë të vendosura, duke filluar nga dushkaja në zonën te shkolla, lisnaja, duke u këmbyer më këtej nga liqeni me mimoza dekorative, dhe duke ardhur drejt digës me shelgje e plepa, pishë e butë, deri në selvie.

Dallimi i gjashtë është se, ky park është konceptuar park për të rritur, dhe futja e elementëve të tjerë si park për fëmijë do ta kthejë atë, as për fëmijë e as për të rritur. Jo pak, por 11­15 projekte shtesë që mendohet të kryhen, së bashku me ndërtimet që propozohen në hyrjen e parkut, si dhe me kafshimet që janë bërë aty, tashmë mund të quhet pa frikë e thjesht një zonë rezidenciale. Sepse vetë parku është i ngopur me elemente urbane, ku aty zënë vend 32 ndërtesa, 18 prej tyre janë njësi shërbimi, me shumë qendra kreative dhe kulturore, si shkolla, palestra, amfiteatri, fushë basketbolli pranë liqenit, fushë tenisi po aty, fushë futbolli te vëllezërit Frashëri etj.

Fatkeqësisht, ne kemi inxhinierë pyjesh që dinë të mbarështojnë pyje në rreshta e blloqe, kemi dhe inxhinierë të gjelbërimit urban, të cilët nuk janë për gjelbërimin e nocioneve të parqeve, por për gjelbërimin e shtëpive. Kemi pasur inxhinierë, të cilët kanë mirëmbajtur këtë park të formuar nga francezet thjesht si mirëmbajtes, siç Da Vinçi bëri pikturat dhe restauratorët i mirëmbajtën ato.

Në fakt, në këtë jallane Shqipëri, që gdhihet patëllxhan e ngryset piper, gjithmonë kështu ka ndodhur. Bukurisë natyrore i çojnë fillimisht një element urban njerëzor, duke u bërë risi të tjetërsimit të natyrës në atë urban. A nuk ia vrau sytë barbarisë shqiptare bukuria e Lurës, që seç e vranë e seç e prenë e lanë llumë e baltë gjithë gjenë? A nuk ia vrau sytë barbarisë së vendimmarrësve bukuria e Belvederes Vlorë dhe ajo e Golemit Durrës, që seç shkallmuan e seç ndërtuan, ato zona i shkretuan? A nuk ia vrau sytë barbarisë së bashkiakëve të Tiranës bukuria e qytetit më të gjelbërt të Europës, që seç e rropën e seç bënë, këtë qytet e kthyen në gjëmë? Thirrja jonë është: na thoni se kur do të zini fundin e babëzisë, që ne të fillojmë kultin e qytetarisë?!



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Dyshime mbi Byronë e Hetimit

Dyshime mbi Byronë e Hetimit

Samanta Karavella: Skivi më ka simpatizuar por s’kemi qenë të lidhur

Samanta Karavella: Skivi më ka simpatizuar por s'kemi qenë të lidhur

Videot erotike dhe seksi online e ndihmojnë raportin seksual 

Kujdes! Ky pozicion është i rrezikshëm për meshkujt

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com