Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti një përfaqësi të shoqërisë civile që prej disa javësh proteston për mosngritjen e parkut të lojërave tek liqeni artificial. Duke e konsideruar kreun e shtetit si një institucionin gjithëpërfshirës, protestuesit kërkuan mbështetje nga kreu i shtetit për nismat e tyre ligjore kundër ngritjes së parkut të lojërave. Gjatë bisedës me ta, Nishani theksoi se kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë, politikbërës dhe qytetarë, pa dallime.
Prej afro 8 javësh pjesëtarë të shoqërisë civile protestojnë kundër ndërtimit të parkut të lojërave dhe thonë se tashmë janë mbi 63 betoniere të hedhura në këtë ndërtim. Për ndërtimin te parku i liqenit prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet.