Biznesmeni Nikollaq Neranxi është lënë i lirë nga Policia pas rreth pesë orë shoqërim në Komisariatin Numër 6 në kryeqytet. “Pas 6 ore ndalimi të padrejtë dhe absurd nga policia, tashmë jam lenë i lirë. Këtë ngjarje të shëmtuar do kemi kohë ta analizojme në ditët në vijim. Për momentin dua tju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë. Jam shumë i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat që kam kaq shumë miq dhe dashamirës. Ndërkohë ju ftoj neser të vini në Panair tek Kompania Neranxi. Aty është festa e shijes dhe do të dëshiroja t’ju qerasja të gjitheve! Jeni fantastike!”, shkruan Neranxi në një postim në faqen e tij në Facebook.
Shoqërimi i tij u bë pas një konflikti me punonjësit e Policisë pas gjobitjes së disa automjeteve të biznesit të tij.