Viti 2018 ka vendosur një rekord për sa i përket parave të shpenzuara nga shqiptarët jashtë vendit.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në vitin që lamë pas shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit kapën shifrën e 1,42 miliardë euro, 13% më shumë se viti 2017.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.
Sipas revistës “Monitor”, gjithashtu në vitin 2018 të huajt kanë shpenzuar më shumë para në Shqipëri se sa në gjashtë vitet e fundit.
Të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vinë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore./Opinion.al