Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent në zonat malore duke bërë që vranësirat të jenë të pranishme, më të dukshme në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Ndërsa zonat e ulta dhe bregdetare do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore. E njëjta situatë e motit do të vijojë edhe gjatë natës.
Edhe gjatë ditës së shtunë nuk do të ketë luhatje të temperaturave duke ruajtur vlera konstante të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 2 ballë./tvklan.al