Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të dobëta në zonat qendrore dhe veri të vendit, ku priten edhe reshje dëbore por me vranësira të shpeshta e kthjellime të shkurtra mbeten zonat jugore.
Mesdita sjell shtim të reshjeve në zonat qendrore dhe veri, ku vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore por gjatë pasdites reshjet zhvendosen në qendër dhe zonat jugore duke sjellë edhe dëborë në zonat malore juglindore. Mbrëmja, por kryesisht orët e natës, përmirësojnë gradualisht motin duke sjellë kryesisht kthjellime në territor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremet të luhaten nga 1 në 16°C.
Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.