Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare të dominojnë në të gjithë Shqipërinë, më të dukshme paraqiten në Veri dhe Juglindje të vendit.
Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku do të kemi prezencë më të dukshme të kthjellimeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2° në të dy vlerat ditore duke luhatur vlera minimale dhe maksimale nga 4°C deri në 26°C .
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./Opinion.al