Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën.
Reshje shiu do të ketë me intensitet të ulët në veriperëndim, por më pas do të ketë përhapje në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 11 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalja pritet të arrijë në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri 10m/s, duke krijuar në det dallgëzim të forcës 3 ballë.