Zonat e ulëta dhe bregdetare do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura paraqitet motit për zonat malore jugore dhe juglindore.
Edhe orët e pasdites do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme. Situatë e cila do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperatura më e ulët do të shënohet në zonat juglindore deri në -4 gradë C. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.