Pothuajse i gjithë territori i vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të dominojnë në të gjithë territorin. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë në vlerat minimale por maksimalet nuk do të pësojnë ndryshime të tyre.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.