Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të jetë moti në zonat malore. Sërish më të dukshme vranësirat paraqiten në juglindje të vendit.
Orët e pasdites duke përfshirë edhe natën, nuk do të sjellin ndryshime të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat maksimale.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.