Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites.
Por në orët e pasdites parashikohet që vranësirat të shtohen, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 19°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë. /Opinion.al