Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë paradites do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në zonat malore.
Por në vijim vranësirat do të zhvillohen në zonat malore duke sjellë reshje të karakterit lokal në veri dhe verilindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë. / Opinion.al