Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësirat bëhen të dukshme, ku në zonat malore do të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës. Ndërsa në zonat jugore dhe qendrore parashikohet të ketë shira të dobët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 14°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë./Opinion.al