Deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë edhe vranësira të shpeshta.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta bregdetin dhe zonat e ulta.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime te dukshme duke ruajtur pothuajse të njëtat vlera konstante.