Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet që vija bregdetare të kthjellohet.
Pasditja vijon kthjellimin në bregdet dhe ultësirën perëndimore por Veriu dhe zonat Lindore mbeten me vranësira të dendura duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu dhe dëbore.
Mbrëmja dhe nata mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Jug e Qendër por vranësira të shpeshta vijojnë prezencën e tyre në Veri dhe zonat malore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në mëngjes por një rënie të lehtë gjatë mesditës në Veri dhe zonat malore.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe Perëndimor ndërsa në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.