Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin një mot të vranët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 10ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 17ºC.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperendimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë./ Opinion.al