Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.
Reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë me intensitet të ulët, të herëpashershme në të gjithë vendit por me ndërprerje.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi 9m/s, me valëzimin në det të forcës 1-2ballë.
















