Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke gjeneruar flokë dëbore në skajin verior të Shqipërisë si edhe shira të dobët në veriperëndim.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave në gjithë territorin e vëndit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië me 1 – 2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.