Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërisht në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë dobësim të intensitetit të shirave në pothuasje të gjithë vendit; përjashtuar skajin Jugor ku priten rrebeshe shiu.
Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale në Bulqizë deri në 20°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.