Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin shira të izoluara në qendër dhe jug të vendit. Por pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë kushtet e motit në territor duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 13°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi veriore duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë. /Opinion.al